Një burrë në Shkodër është arrestuar, i cili dyshohet se tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij duke e përplasur me makinë, teksa ai ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetën dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti i autorit, transmeton Klankosova.tv.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.