Lajmet e fundit

Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 50-vjeçare nga Durrësi dhe u largua menjëherë për t’i shpëtuar policisë, kapet dhe vihet në pranga 65-vjeçari.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi dy kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe asgjësoi 28 bimë kanabisi të kultivuara në oborrin e kësaj banese.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 50-vjeçare dhe se në tokën në pronësi të tij, në fshatin Ishëm, kishte kultivuar bimë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Perëndimi”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 65 vjeç, banues në Ishëm, Durrës./TCh