Një person është arrestuar në Pejë pasi që i njëjti fillimisht kishte tentuar ta godasë me veturë një burrë dhe më pas nga vetura ka shtënë dy here me pistoletë.
Pas kryerjes së veprës i dyshuari është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe si dëshmi materiale i është konfiskuar arma dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur në rast.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar fillimisht është tentuar të goditet me veturë nga i dyshuari mashkull kosovar, dhe më pas nga vetura i dyshuari ka shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të viktimës mirëpo nuk e ka qëlluar. Pas kryerjes së veprës i dyshuari është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe si dëshmi materiale i është konfiskuar arma dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte”, thotë policia në raport, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.