Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur dje në Pejë.
I dyshuar në këtë rast të tentim-vrasje është Miftar Dobraj, i cili është ende në arrati.
Ai kishte shtënë në drejtim të Dardan Manaj - i njohur si "Manilla".
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha për Klankosova.tv se po punohet intensivisht për arrestimin e të dyshuarit.
"Jemi duke punuar intensivisht për arrestimin e tij", deklaroi ai për Klankosova.tv.
Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme mes palëve.
Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar ditën e djeshme.
https://klankosova.tv/konflikt-mes-dy-familjeve-djali-i-viktimes-qe-u-gjuajt-sot-kishte-tentuar-ta-vrase-te-dyshuarin12/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.