Policia e Kosovës ka raportuar se një person është gjetur i lënduar pasditën e së djeshmes në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rasti është cilësuar si "vrasje në tentativë".
Në vendin e ngjarjes thuhet se kanë dalë njësitet përkatëse policore.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thotë Policia./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.