Të mërkurën e 29 janarit të këtij viti, Policia në Pejë u njoftuar për një rrahje në rrugën “Mikel Marku”, rast i cili u iniciua si “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Klankosova.tv mëson ekskluzivisht se sot janë kryer bastisje në tetë lokacione të ndryshme dhe janë gjetur dhe sekuestruar tri armë, 19 fishekë dhe 1 jelek antiplumb, pasi Sektori Rajonal për Hetime, i mbështetur nga stacioni policor në Deçan dhe nga njësitet e Policisë në Gjakovë dhe në Gjilan, në kuadër të këtij rasti sot realizuan planin operativ.
Dy persona janë arrestuar dhe aktualisht janë duke u intervistuar.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.