Lajmet e fundit

“Nëse ndodh ndalja e transportit ujor në ngushticën e Hormuzit, atëherë efekti do të jetë i madh në dy drejtime, së pari në transportin e naftës në mbarë botën dhe së dyti në ndaljen e eksporteve drejt Evropës, gjë që do të rrisë presionin mbi inflacionin dhe çmimet”, tha Bajra në një lidhje telefonike në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Ai shtoi se rritja e çmimit të naftës është e pashmangshme, duke theksuar se “është një çmim që të gjithë jemi të detyruar ta paguajmë”. Sipas tij, dy muajt e fundit kanë qenë jashtëzakonisht sfidues për ekonominë globale, e cila nuk po arrin të absorbojë dot tronditjet e shkaktuara nga tarifat, gjeopolitika dhe, siç u shpreh ai, “lëvizjet tektonike të pllakave ekonomike” që po ndodhin në botë./Klankosova.tv. Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese: https://youtu.be/bWuE-meXcAE