Lajmet e fundit

“Sipas informatave që kam siguruar deri më tash, e vërteta është që një mësimdhënëse i ka folë, ndoshta pak me za të nalt, sepse sipas zëvendësdrejtorit dhe profesoreshës, që me këtë rast qenkan marrë të premten pasdite, nxënësja llogaritet në mesin e nxënësve të shkëlqyeshëm, por sipas profesoreshës kohëve të fundit e ka lëshuar krejt dhe atë ditë ajo i ka qitë nëntë të dobët dhe e ka qortu pse e ka lëshu mësimin, ku sipas mësimdhënëses ajo ka kapacitet më shumë e jo të bie në atë nivel që të marrë nota të dobëta. Sipas informatave tjera nga të tjerët, aty nuk ka pas kurrfarë dhune fizike e as prekje fizike, po nxënësja dhe familja e paskan konsideru si dhunë psikike dhe për atë janë ankuar. Edhe pse për këtë ka qenë dashtë me vijnë në drejtori ta përcjellin këtë shqetësim dhe unë do të isha marrë me të. Edhe sipas deklaratave të familjarëve, ata janë ankuar vetëm për ‘dhunë psikike’”, ka thënë Imeri në një përgjigje me shkrim për Klankosova.tv.
I pyetur nga redaksia nëse rasti është trajtuar dhe nëse janë marrë masa për incidentin e ndodhur, ai ka deklaruar se mësimdhënësja pas kësaj e ka dërguar te zëvendësdrejtori dhe sipas tyre rasti është mbyllur.
“Pas kësaj e ka dërgu te zëvendësdrejtori dhe sipas tyre e kanë mbyllë rastin. Tash jemi ku jemi”, u shpreh ai.
Edhe pse rasti fillimisht është mbyllur, ai bëri të ditur se aktualisht nuk mund të merret me të për shkak të pushimeve pranverore. Megjithatë, shtoi se me rikthimin në procesin mësimor, çështja do të trajtohet sërish./Klankosova.tv