Lajmet e fundit

Përderisa gjërat për Paris Saint-Germain në fushë po shkojnë si është më së miri, tensioni prapa skenave mes trajnerit Thomas Tuchel dhe drejtorit sportiv Antero Henrique po rritet, raporton L’Equipe.
Zgjedhjet e portugezit, kryesisht në tregun e transfereve, nuk kanë fituar mbështetje unanime, andaj marrëdhënia e tij me gjermanin është ftohur.
Në anën tjetër, ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, vazhdon që të lidhet me punën e Henrique-s te kampioni francez.