Bashkimi mposhti Pejën mbrëmë me rezultat 78-84 dhe siguroi finalen ndaj Trepçës, por ndeshja u përshkua me tensione.
Pas përfundimit, një tifoz goditi me top lojtarin Jay McKinnis, duke shkaktuar përplasje mes basketbollistëve dhe ndërhyrje të menjëhershme të policisë.
Sipas raportit zyrtar, i njëjti tifoz goditi dyert e sallës me shkelma, sulmoi fizikisht një polic dhe lëshoi kërcënime ndaj zyrtarëve. Rasti është në hetim.
Ndiqni poashtu detajet shtesë, nga gazetari Lorik Kajtazi, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova:
https://youtu.be/Icqsy5r4g4g
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.