Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë qe e tensionuar, madje siç raporton Top Channel, deputeti Flamur Noka ka goditur me një shishe uji Taulant Ballën.
Sipas raportimeve, rasti ndodhi pas debateve të ashpra ku Niko Peleshi i hoqi të drejtën e fjalës Nokës dhe bllokimit të foltores nga deputetët e PD, dhe me ç’rast seanca u ndërpre, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë momentit kur u ndërpre seanca, Noka i rrethuar nga deputetët e tjerë është afruar tek Balla dhe ka goditur me një shishe uji Ballën.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.