Lajmet e fundit

Ishte organizata AVONET, e cila përmes një postimi në faqen zyrtare akuzuan operatorin ekonomik fitues për dokumente të falsifikuara e fiktive që u paraqitën në dokumentacionin për aplikim.
''Konkretisht operatori ekonomik KosovaMed Health Care SHPK, të inicuar nga Autoriteti Kontraktues, Komuna e Prizrenit, në dosjen e ofertës ka prezentuar disa “REFERENCA”, “LETER REFENENCE”, ku gjatë analizës kemi ngritur disa dyshime, mbi vërtetësinë e këtyre dokumenteve'', thuhet në postimin e tyre në facebook.
Në dosjen e tenderit kriter bazë ka qenë posedimi i referencave për kontrata të realizuara në tri vitet e shkuara nga ky operator, konkretisht ky kriter është paraparë në pikën 9.1 dhe 9.2 të dosjes së tenderit, të këtij aktivitetit të prokurimit publik.
Në këtë drejtim, aty do duhej të shtoheshin dokumentet që vërtetonin përfundimin e shërbimeve bashkë me process verbalin.
Kësisoj, AVONET ka analizuar tre dokumente.
“Gjatë analizimit të dosjes së ofertës së operatorit ekonomik KosovaMed Health Care SHPK, kemi identifikuar ??? ????????? ??̈ ???????? ??̈ ??̈????? ??? ??? ???????????? ??̈ ?????????̈? ??̈ ??????̈?, ??????????? ?????? ? ???????, ?????̈? ??? ??????????”, thuhet tutje në postim.
Sipas tyre, këto komuna e kanë pranuar se akoma nuk janë finalizuar shërbimet sa I përket tenderëve të tyre e përfituesit që është i njëjti në këtë rast.
Ata thonë se edhe në referenca janë shtuar informata të rrejshme.
“Me këtë veprim konsiderojmë se përfaqësuesi i autorizuar i operatorit ekonomik KosovaMed Healthcare është inkriminuar në kryerjen e ??????? ?????? ???????? ? ?????̈ ??̈? ????? ??? ???? ??? ? ????? ???????? ????? ??̈ ??????̈? ??? ?????̈?????? ??? ????????”, pohohet tutje në reagimin publik të kompanisë.
Komuna e Prizrenit pezullon aktivitetin e tenderimit
Organizata AVONET reagimin e publikuan më 26 mars të këtij viti, e pak ditë pas, më saktë më 7 prill të 2025-tës, edhe autoriteti kontraktues “Komuna e Prizrenit” u vu në veprim nga ku ngarkoj brenda faqes publike për prokurim vendimin për pezullim të aktivitetit të tenderimit.
Aty thuhet se institucioni kërkon edhe ndihmën e Prokurorisë Themelore në Prizren në lidhje me rastin.
''Me qëllim të verifikimit të Listës së Kontratave dhe Referencave të dorëzuara nga ana e GOE KosovaMed Healthcare SH.P.K.; nDONA SH.P.K, si dhe krahasimit tE të dhënave nga kjo listë, me gjendjen faktike të vlerës së këtyre referencave të realizuara deri me datë 12. 04.2024, Autoriteti Kontraktues ka kërkuar ndihmë nga PROKURORIA THEMELORE Nii PRIZREN ME DATË 07. 04.2025 duke dorëzuar kërkesë për hetime rreth këtij rasti me nr të protokollit. 03692803'', thuhet në vendimin e komunës.
Prokuroria autorizon policinë për grumbullimin e provave
KlanKosova.tv menjëherë pas publikimeve dhe intervistave të kryera ka kontaktuar Prokurorinë Themelore të Prizrenit.
Nga ky institucion konfirmuan se tashmë rasti është hapur dhe se prokurori i Departamentit për Krime të Rënda ka autorizuar policinë për grumbullimin e provave.
“Referuar kërkesës tuaj, ju njoftojmë se ne e kemi pranuar si rast. Prokurori i çështjes nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka autorizuar policinë për grumbullimin e provave për këtë çështje penale”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Prokurorisë atje,
Fitore Mehmeti- Sejrani.
Kompania mohon akuzat, i përgjigjet organizatës: Shihemi në Gjykatë…
Kompania fituese në pyetjet e dërguara nga Klan Kosova, ka mohuar krejtësisht akuzat që ia ka ngarkuar organizata AVONET. Kjo sipas tyre ka një qëllim specifik, e që lidhet me një miqësi që drejtuesi i organizatës Kenan Gashi, ka me operatorin ekonomik tjetër konkurent në atë garë.
Sipas drejtorit të kompanisë KosovaMed HealthCare, Kastriot Asllani drejtuesi i “Caritas Kosova” pasi humbi garën njoftoi mikun e tij nga AVONET që të futet në veprim me monitorim procesi.
“Pasi qe Organizata Jo-Qeveritare CARITAS KOSOVA e kuptoj se ka humbur betejen ne OSHP, menjehere miku i kesaj Organizate, Organizata AVONET ka filluar me aludimet e pabazuara dhe te paverteta, per kete proces te tenderimit”, tha Asllani për Klan Kosova.
Mes tjerash, drejtuesi i operatorit ekonomik fitues, i tha Klanit se çështjen në fjalë do e paraqes para organeve të rendit.
“Jeni te njoftuar se ne kemi filluar procedurat e nevojshme ligjore kundër Organizatës AVONET, e cila do të përgjigjet në Gjykatë lidhur me deklarimet e saja shpifëse dhe denigruese për kompaninë tone”, tha tutje ai në përgjigjen për Klanin.
Klan Kosova do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e reja.
https://www.youtube.com/watch?v=mKs9ELdWLFc