Trajneri Erik Ten Hag bashkë me ekipin e Manchester United e siguruan kualifikimin për Ligën e Kampionëve një xhiro para fundit të Premier Leagues.
Holandezi e bërë këtë në sezonin e tij të parë në krye të djajve të kuq përcjell klankosova.tv.
Me këtë rast ai bëhet vetëm trajneri i pestë i Manchester United që në sezonin e parë përfundon në top katërshe në Premier League.
Për herë të parë këtë e kishte bërë trajner John Bentley në sezonin 1912/1913, më pas Matt Busby në vitet 1946/1947, i treti del trajneri Ron Atkinson 1981/1982 kurse i fundit është holandezi Louis van Gaal gjatë sezonit 2014/2015.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.