Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat gjatë kësaj jave do të jenë stabile.
Sipas njoftimit, mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në disa vende me mjegulla, ku temperatura minimale për këtë të martë lëviz në mes 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalja në mes 16 dhe 20 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
"Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb)", thuhet në njoftimin e IHMKS.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.