Veç gjashtë nga 38 federatat e sportit do të përfitojnë para nga buxheti i shtetit.
Në mesin e atyre që t'u mohohen financat nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, është edhe Federata e Futbollit.
Kjo pasi FFK nuk i ka respektuar afatet kohore të MKRS-së për harmonizimin e akteve të saj normative me Ligjin për Sportin.
Ndërkohë fitorja e Ballkanit në tavolinë ndaj Feronikeli`74 bëri bujë në vendin tonë.
Si ndodhi që ekipi nga Drenasi e inkuadroi një futbollistë që nuk kishte drejtë lojë?
E në Superligën e Kosovës, Drita vazhdon marshimin drejt titullit kampion.
“Intelektualët” janë shkëputur 11 pikë para Ballkanit që u mposhtë nga Malisheva.
As sonte nuk do të mungojnë intervistat me yjet e kombëtarës së Kosovës pasi do të zhvillojmë bisedë me Albion Rrahmanin.
Këto e tema tjera me rëndësi për sportin, do të keni mundësi t'i ndiqni në emisionin Sports Show në Klan Kosova.
Mos e humbisni nga ora 21:30.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.