Erion Teli nga Pallati Mbretëror i Shqipërisë, ka folur për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias.
Ai në Kosova Today ka treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja ku flitet se Princi dhe Elia kanë paraqitur në polici ankesa ndaj njëri-tjetrin për ushtrim të dhunës fizike dhe psiqike.
"Këto video janë depozituar pranë organeve ligjvënëse dhe ligjzbatuese në Shqipëri, fjala bjen pra në prokurori dhe polici. Princi është një prindër shumë i përkushtuar është shumë i lidhur me vajzën e tij, mund të shikohet qartë që Z. Zaharia e godet dhe e sulmon Princin Leka".
"Princi Leka ka vajtuar në orë 15:20 të takoj vajzën, princi është ulur në prehër me vajzën e tij dhe në atë moment ka hyrë Zotri Zaharia, nuk e dimë se pse ai është atje, ajo shtëpi nuk është e Z.Zaharia , ajo shtëpi është e Princit Leka, Z. Zaharia ka hyrë aty".
"Z. Zaharia ka vajtur aty dhe ka prishur qetësinë, ka filluar ta fyejë përdori fjalë banale me Princin, kur Princi e pa që vajza ka filluar të shqetësohet, Princi ka tentuar të largohet me vajzën pas kësaj nga dhoma", ka thënë Teli. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=D1RjeVTe5IU
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.