Pas publikimit të imazheve të para, të martën, nga skajet e sistemit diellor, përmes teleskopit 'James Webb', NASA ka publikuar imazhet e Jupiterit dhe spektrat e disa asteroideve, të marra nga teleskopi.
Imazhet e fundit u kapën për të testuar instrumentet e teleskopit, para se operacionet shkencore të fillonin zyrtarisht më 12 korrik.
Fotot e teleskopit Webb tregojnë planetin më të madh të sistemit diellor përmes valëve infra të kuqe.
Një pamje tregon breza të veçantë që rrethojnë planetin si dhe ‘Njollën e Madhe të Kuqe’, një stuhi mjaft e madhe për të gëlltitur Tokën. Pika ikonë duket e bardhë në këtë imazh për shkak të mënyrës se si u përpunua imazhi i Webb.
Imazhi tregon gjithashtu hënën e Jupiterit, ‘Europa’, në të majtë, raporton Metro, transmeton Klankosova.tv.
Përveç kësaj, hija e Europës mund të shihet në të majtë të ‘Njollës së Madhe të Kuqe’. Imazhet tregojnë gjithashtu hënat e tjera të Jupiterit - Thebe dhe Metis.
Këto imazhe janë prova që Webb mund të vëzhgojë satelitët dhe unazat pranë objekteve të ndritura të sistemit diellor si Jupiteri, Saturni dhe Marsi.

https://klankosova.tv/pas-pamjeve-te-reja-nga-gjithesia-degjohen-edhe-rrahje-te-zemres/
https://klankosova.tv/biden-zbulon-fotografine-me-pamjen-me-te-thelle-te-universit-foto/
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.