Telekomi tha se pret që përmbaruesi privat, Ilir Mullhaxha të shkarkohet nga detyra për shkeljet, sipas tyre, të bëra në çështjen përmbarimore të Telekomit.
“Telekomi i Kosovës edhe një herë e informon publikun se tashmë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me aktgjykimin KI84/21, ka konstatuar shkeljet serioze në dëm të debitorit Telekomi, duke përfshirë procedurën përmbarimore dhe gjyqësore, e të cilat kanë rezultuar në dëme milionëshe kundër pasurisë publike të Telekomit të Kosovës si ndërmarrje publike”.
“Pas kthimit të rastit në rigjykim nga Gjykata Kushtetuese, në aktvendimin e Gjykatës Komerciale është vërtetuar fakti që përmbaruesi ka përfshirë në urdhër përmbarimor shuma që tejkalojnë vlerën e paraparë në Vendimin e Arbitrazhit”, thuhet në reagimin e Telekomit, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, sipas Telekomit, urdhri përmbarimor ka përfshirë shuma prej miliona euro përtej dokumentit përmbarimor apo vendimit të arbitrazhit.
“Telekomi i Kosovës ka pritje që sistemi gjyqësor dhe prokurorial do të ushtrojnë kompetencat e tyre dhe ndërmarrin hapat e nevojshëm të vendosjes së drejtësisë dhe sqarimit të plotë të dëmeve dhe zhvatjeve, të cilat i janë shkaktuar pasurisë publike të Telekomit, në kuadër të rasteve që veçse janë iniciuar”, thuhet në reagim.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.