Të harruarit e pasaportës gjatë rrugës për në aeroport, është njëra ndër fatkeqësitë e të udhëtuarit në ditët e sotme, por këtyre ditëve shpejt mund t’ju vijë fundi, shkruan gazeta britanike Telegraph, transmeton Klan Kosova.
De La Rue, kompania më e madhe e prodhimit të pasaportave në botë dhe kompania që prodhon bankënotat britanike, po punon në krijimin e një teknologjie që mund t’i instalojë pasaportat nëpër telefonat mobilë, duke ua lejuar udhëtarëve që të marrin rrugë pa pasur domosdoshmërisht me vete dokumentin e kuq apo të kaltër - pasaportën, që ka qenë mënyra e të udhëtuarit për qindra vjet.
Pasaportat elektronike, do t’ua mundësojnë turistëve që të udhëtojnë nëpërmjet aeroporteve pa pasur nevojën e dokumenteve.
Problem për këtë punë mbetet siguria në rast se një person e humb telefonin e tij. Këto pasaporta moderne do të kenë një mënyrë të veçantë të të funksionarit dhe një ekip i madh po punon në këtë ide.

●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.