Lajmet e fundit

“Në bisedë, Presidenti Trump e informoi kryeministrin për veprimet amerikane në Gjirin Persik”, thuhet në deklaratën e zyrës së Netanyahut.
Nga ana e tij, Netanyahu ngriti shqetësimet për deklaratat e presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe aleatëve të tij kundër ekzistencës së Izraelit, si dhe theksoi nevojën për ruajtjen e zonave të sigurisë përgjatë kufijve të Izraelit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Kontekst: Udhëheqësi i Turqisë, vendi që këtë javë priti samitin e liderëve të NATO-s në kryeqytetin Ankara, ka akuzuar vazhdimisht Izraelin se po minon marrëveshjen e mirëkuptimit mes ShBA-së dhe Iranit.
Në një intervistë ekskluzive për CNN, Netanyahu tha se Erdogan “nuk është pikërisht një aleat model i Shteteve të Bashkuara”.
Ai gjithashtu pretendoi se presidenti turk “kërcënon të shkatërrojë vendin tim, të vetmin shtet hebre në botë”.