22.06.2015 · përditësuar para 4054 dite1 min lexim
Sipas studimeve të fundit që janë bërë nga ekspertët e ‘’ The Student Room’’, kanë treguar se të rinjtë po e keqpërdorin teknologjinë.
Ata po harrojnë të përdorin trurin duke dashur të përfitojnë sa më shumë nga të rejat nga kjo fushë duke i kapur gjërat me lehtësi.
Hulumtimet jane kryer nga një komunitet online me tre milionë të rinjë që vijojnë shkollën, ku kanë treguar se 1 në 10 nxënës përdor teknologjinë për të kopjuar.
Rezultatet treguan se 11% e studentëve kopjojnë në çdo provim, duke përdorur kufjet dhe ëifi.
E disa nga nxënësit thanë se fshehja e letrave me shënime tashmë i përket së shkuarës, ngase tashmë teknologjia është avancuar.
Pasi që kopjimi përmes teknologjisë ka arritur një shkallë të lartë, janë nxitur edhe autoritetet që të reagojnë, ku në shumë shkollë nëpër botë tani përdoren pajisie që bllokojnë çdo valë ose ëi-fi brenda mureve të klasës që të shmangen kopjimet e mundshme.