Lajmet e fundit

Gazetari Adriatik Kelmendi ka raportuar nga Tel Avivi, duke thënë se qytetarët atje janë zgjuar sot nga një sulm nga Hezbollahu.
Ai bëri të ditur gjithashtu se Hezbollahu e ka marrë përsipër këtë sulm, njofton Klankosova.tv.
Kjo është hera e parë që Hezbollahu ka arritur të bëjë një sulm ndaj Tel Avivit.
“Sapo ka rënë alarmi, të gjithë e kanë ndjekur protokollin. Është ky protokolli 15 sekondësh që secili të gjejë një vendstrehim".
"Menjëherë pas kësaj, duke parë që sirenat nuk kanë vazhduar tutje, qytetarët kanë vazhduar jetën e rregullt”, ka thënë Kelmendi.
Gazetari Kelmendi ka realizuar edhe një video nga vendi i ngjarjes në kohën kur dëgjoheshin sirenat, njofton Klankosova.tv.