Lajmet e fundit

Kandidati për deputet në listën e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku ka treguar për ditët e para të tij në politikë.
Ai në emisionin “Kosova Today” tha se emocionet që ia kanë dhënë përkrahësit e LDK-së kanë qenë shumë të mira.
Sadiku është fokusuar në atë se si do t’i bëjë bashkë politikën dhe fushën e teknologjisë ku edhe është i specializuar.
“ Mendoj që ndikimi që mundesh me bë në politikë nëse e do edhe e bën me dashni është më i madh se që mundesh me një kompani dhe një individ. Kam me tentuar që ato gjëra që i kam mësuar me projekte ndërkombëtare, gjatë shkollimit, gjatë punës me i bartur në institucione , në Qeveri. Kjo është ajo ëndrra që po më shtyn me u qu herët dhe me fjetur më vonë”.
Ai mes tjerash theksoi se teknologjia e ka bukurinë që sipas tij i automatizon shumë procese.
“Ajo e rrit produktivitetin e institucioneve, ndërmarrjeve dhe kompanive që e përdorin.Teknologjia e zvogëlon shumë nepotizimin sepse ibën gjërat më transparent e, e zvogëln korrupsuioninderi në maksimum’, deklaroi Sadiku.