Lajmet e fundit

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan njofton se falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarët, në e-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar foto në të cilën shihej se një vozitës duke drejtuar automjetin në rrugën për fshatin Velekincë, ka tejkaluar në vijë të plotë, me të cilin veprim ka rënë ndesh me rregullat e trafikut dhe ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Bëhet e ditur se njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që ta identifikojë kundërvajtësin, ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muaj.