Policia e Gjilanit kanë gjobitur një grua në Llabjan e cila gjatë vozitjes kishte bërë tejkalim në vijën e plotë.
Ndaj kësaj kundërvajtëses është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj, përcjell Klankosova.tv.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtëse e cila gjatë drejtimit të automjetit në fshatin Llabjan, aksi rrugor Gjilan- Prishtinë në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor”, njofton policia.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.