Një veturë me targa të huaja është kapur duke tejkaluar kolonën në mënyrë të rrezikshme në Prizren, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Pamjet e dërguara nga një lexues për Klankosova.tv tregojnë momentin kur automjeti i tipit Mercedes, hyn në një pompë derivatesh për të anashkaluar kolonën, dhe më pas del në pjesën tjetër të rrugës, duke hyrë drejt në rrethrrotullim.
Pamjet si në vijim:
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.