Teherani ka konfirmuar se zyrtari i lartë i sigurisë Ali Larijani, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, është vrarë.
Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Iranit njoftoi vdekjen e Larijanit në një deklaratë të mërkurën herët sipas orës lokale, duke e përshkruar atë si të vrarë dhe "martirizuar" pas një jete shërbimi publik.
Kjo vjen pasi ministriiIzraelit i Mbrojtjes Israel Katz tha se Larijani ishte "eliminuar" të hënën në mbrëmje, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Këshilli tha se Larijani, i cili ishte shfaqur si një nga figurat më të rëndësishme në Iran në muajt e fundit, vdiq së bashku me disa të tjerë, përfshirë djalin e tij dhe personelin e sigurisë.
Deklarata vlerësoi karrierën e gjatë politike të Larijanit, duke e përshkruar atë si një figurë që "deri në momentet e fundit të jetës së tij" punoi për përparimin e Iranit dhe bëri thirrje për unitet përballë kërcënimeve të jashtme.
Më herët të martën, Irani konfirmoi gjithashtu se kreu i forcës së saj paraushtarake Basij, Gholamreza Soleimani, ishte vrarë në atë që e quajti "një sulm terrorist nga armiku amerikano-sionist".
Funeralet për Larijanin dhe Soleimanin do të mbahen të mërkurën, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Mehr të Iranit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.