Lajmet e fundit
Që nga viti 2007, David Leventi ka filluar t’i fotografonte interieret e disa prej teatrove më të mira në botë – të cilët i ka përzgjedhur në bazë të pamjes, historisë dhe tregimeve që i ndjekin ato.

Edhe pse ka shëtitur në shumë vende të botës dhe ka vizituar teatro e salla koncertale me renome, ai nuk e ka fotografuar dhe Operën e Sidneit – që është një prej objekteve dhe shtëpive operistike më të famshme në botë.
Sipas Leventit, interieri i saj duket shumë anti-klimatik. “Nëse e pyesni dikë, se si duket ajo përbrenda, sigurisht se nuk do të ishte në gjendje të përgjigjej”, ka thënë Leventi. /ngjyra.com