Në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, sonte nga ora 20:00 jepet premiera e shfaqjes “AUDIENCA” nga Václav Havel, me regji të Melihate Qenës.
Në këtë shfaqje që flet për pushtetin, sistemin dhe njeriun përballë absurdit, luajnë aktorët: Afrim Kasapolli, Bujar Ahmeti.
“AUDIENCA” është një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit të Qytetit të Prishtinës - DODONA. Repriza e shfaqjes jepet nesër nga ora 20:00./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.