Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Gjakovës është vendosur që të bëhet emërtimi i ri i Teatrit të Qytetit me emrin e aktorit të madh të skenës gjithë kombëtare, Hadi Shehu.
Në këtë mbledhje është prezantuar edhe raporti i punës së Ndërmarrjes Publike Ngrohtorja e Qytetit, qe është vlerësuar si një rast i suksesshëm i menaxhimit të mirë.
Më tutje, është miratuar edhe propozim vendimi për themelimin e Këshillit Lokal për Punësim-KLP si dhe janë diskutuar disa pika tjera të rendit të ditës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.