Një jelek skenik, i përdorur më herët në një shfaqje teatrale në Gjakovë, ka shkaktuar shqetësim në stacionin e autobusëve në Prishtinë, pasi u dyshua se mund të ishte objekt i rrezikshëm.
Jeleku, që për nga pamja ngjan me ato që përdoren në sulme vetëvrasëse, ishte dërguar nga Teatri “Hadi Shehu” i Gjakovës drejt Prishtinës me autobus, me kërkesë të një kostumografeje, transmeton klankosova.tv.
Për arsye personale, ajo nuk arriti ta merrte pakon, e cila mbeti në autobus. Shoferi, pasi pa që pakoja ishte harruar, e hapi dhe vërejti përmbajtjen. I shqetësuar, njoftoi policinë, e cila reagoi menjëherë.
Drejtoresha e teatrit, Albulena Bokshi, përmes një deklarate kërkoi falje për situatën e krijuar dhe theksoi se jeleku është thjesht një rekuizitë artistike, e padëmshme dhe e ndërtuar për nevoja skenike.
Ajo falënderoi Policinë e Kosovës për reagimin profesional, kompaninë e transportit “KUSHTRIMI NM” për kujdesin dhe seriozitetin, si dhe stafin e stacionit për mirëkuptimin.
[caption id="attachment_2593043" align="aligncenter" width="1440"]
Teatri publikoi edhe një imazh nga shfaqja ku jeleku ishte përdorur. Në fotografi, aktori Edi Kastrati i veshur me të.[/caption]
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.