27.10.2017 · përditësuar para 3180 dite1 min lexim
Drejtori i Kulturës i Komunës së Prishtinës, Besart Vllahinja, ka njoftuar se teatri “Dodona” do të rihapet brenda pak ditëve për vizitorë, transmeton Klan Kosova.
Ai lajmin e bëri të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook, ku bashkëngjiti edhe disa foto ku shfaqet renovimi që po i bëhet këtij teatri.
“Këto janë ambientet e Teatrit Dodona, pak ditë para përfundimit të punimeve. Segmente të punimeve të realizuara janë prezantuar në foto: ulëset në sallë, foajeja dhe hapësirat e toaleteve. Gjithë ky proces, do të rezultojë me hapësira shumë miqësore, me standarte teknike dhe të përshtatshme për vizitorët dhe për stafin e "Dodonës"”, shkruan Vllahinja.
https://www.facebook.com/besart.vllahinja/posts/2030806797154931?pnref=story
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.