Teatri ''Dodona'' në Prishtinë, tashmë ka zyrtarizuar përbërjen e re të Këshillit Drejtues të këtij ambienti kulturor.
Në komunikatën e dërguar, thuhet se Këshilli Drejtues përbëhet nga emra të njohur të botës së artit si:
Drita Rudi – Përfaqësuese e Komunës
Besnik Krapi - Aktor dhe producent
Ismet Sijarina- Regjisor
Dardane Mehmeti - Aktore
Albena Reshitaj - Dramaturge
Mandati i Këshillit Drejtues në Teatrin ''Dodona'', është katërvjeçar dhe mision i tyre është konstituimi i këshillit, mbajtja e mbledhjeve dhe çështjet e tjera të rëndësishme, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.