12.03.2020 · përditësuar para 2308 dite1 min lexim
Me konfliktet politike dhe çështjet e brendshme që mbizotërojnë lajmet në Zimbabve, vendi i Afrikës së Jugut nuk është saktësisht i përqendruar në turizëm për momentin.
Por, pikërisht në këtë vend afrikan gjendet ujëvara më e bukur e botës, Victoria Falls, njofton Klan Kosova.
Victoria Falls janë pjesë e trashëgimisë botërore dhe shtrihet mbi dy vende afrikane: Zambia dhe Zimbabve.
Me 1708 metra konsiderohet ujëvara më e gjerë në botë. Deri në 10,000 metra kub ujë zhyten 100 metra në grykë çdo sekondë.
Por Zambezi jo gjithmonë mban aq shumë ujë. Në sezonin e thatë dhe gjatë thatësirës, sasia e ujit zvogëlohet ndjeshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=iywqpda7d8k
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.