Lajmet e fundit

Njëra prej modeleve më të kërkuara kudo në botë.
Jemi mësuar që Gigi Hadid ta shohim nëpër pasarela të brendeve më të famshme botërore, duke na mahnitur me veshjet më të fundit.
Por, me kaq nuk përfundon "magjia" e saj.
Pothuajse në çdo dalje, qoftë për kafe apo takim pune, Gigi kthen kokat e të gjithëve me dukjet e stilin e saj.
Zakonisht e shohim me xhinse dhe të rrafshta të cilat di t'i kombinoj shumë bukur.
Megjithatë e veshur në fustane apo pantallona klasik modelja asnjëherë nuk dështon të sjellë më të mirat e trendeve botërore.
Ju që ndiqni modën apo adhuroni Gigi-n, hidhni një sy fotografive më poshtë dhe inspirohuni për dukjen e radhës.











