Lajmet e fundit

Fustan me lule + çizme ushtarake
Ky kombinim duket ‘kontradiktor’ në pamje të parë, por moda na mëson të luajmë me të kundërtat. Fustanet romantike me lule janë shumë ceremoniale dhe çizmet ushtarake ua ‘zhveshin’ këtë efekt. Rezultati? Një look vjeshtor perfekt për ‘romantic rebels’.
Xhaketë e zezë+xhinse+taka
Kjo është një zgjedhje ideale nëse pas punës në zyrë keni një darkë ose një aperitiv dhe nuk keni kohë të ndërroheni. Është një kombinim që mund të shfrytëzohet 24 orë, mjaftojnë një pak taka, pak grim dhe loja u bë!
Pardesy bezhë + golf i zi +xhinse
Pardesytë janë shumë në modë këtë vjeshtë dhe mjafton një golf i zi dhe një pal xhinse për të krijuar një look që bie në sy. Dhe për të rritur koefiçientin ‘fashion’ , një palë këpucë mocassini me takë do të ishin perfekte, shkruan Living.
Xhaketë+fund i gjatë lëkure+kambale
Look-u prej lëkure nga koka tek këmbët është një nga tendencat më të mëdha të stinës. Kombinimi i xhaketës së lëkurës me fundin, ju jep një pamje ‘ladylike’, kurse kambalet i japin një qasje ‘rock’ këtij kombinimi.
