Dy persona, të cilët dyshohet se janë të infektuar me variantin Delta të koronavirusit janë kthyer në kufi nga pala greke, pasi kanë bërë testin e shpejtë.
Bëhet fjalë për dy persona nga një fshat i Pogradecit, të cilët janë kthyer pas në doganën e Kapshticës pasi kanë bërë Rapid Testin në palën greke, përcjell Klankosova.tv.
Burimet theksojnë se rastet e dyshuar me variantin Delta kanë qenë të vaksinuar me dy doza të Pfizer. Është bërë karantinimi i personave të dyshuar dhe kontaktet e tyre dhe pritet përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë, raporton A2.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.