Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Spanjës do që të qëndroj deri në fund të kontratës së tij tek Porto, por është i hapur për idenë e kalimit në Shtetet e Bashkuara para pensionimit.

Iker Casillas nuk e ka përjashtuar mundësinë që të transferohet në MLS, megjithëse synon që kontratën me Porton ta përmbushë.
Casillas është duke e shijuar jetën në Portugali pas 25 vjetëve të kaluara tek Real Madridi.
34 vjeçari ka nënshkuar kontratë dyvjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një vit me Porton, por një kalim në Shtetet e Bashkuara i intereson.
“Futbolli është zhvilluar shumë... A do të luaja atje? Pse jo?”
“Kam kontratë trevjeçare me Porton dhe do ta respektoj”.
“Porto është sfidë e re për mua dhe shpresoj që t’i përmbushë pritjet e klubit”.