Tensionet mbeten të larta në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, ku gjatë natës janë raportuar të shtëna me armë pranë Pallatit Presidencial Miraflores.
Një video e verifikuar është filmuar pranë Pallatit Miraflores, ku dëgjohen qartë të shtëna, megjithëse nuk dihet ende se çfarë i ka shkaktuar ato, raporton BBC, transmeton
Sipas informacioneve të para, të shtënat mund të kenë qenë reagim ndaj një sinjalizimi për dronë.
Kujtojmë se një ditë më parë, Delcy Rodríguez u betua si presidente e përkohshme e Venezuelës, por situata e sigurisë mbetet e paqartë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.