Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Tiranë, ku policia bën të ditur se pas konfliktit fizik mes një grupi personash janë përdorur edhe armët.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se mbeten ende të paqarta motivi dhe rrethanat e ngjarjes, raporton
A2cnn, transmeton Klankosova.tv.
Në njoftim thuhet se është proceduar penalisht pronari i një lokali dhe janë shpallur në kërkim 5 persona.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. D dhe shpallën në kërkim shtetasit R. S, R. S, F. Gj, D. D dhe R. Gj, pasi me datë 17.04.2026, dyshohet se në rrugën “Berisha” në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D, ka ndodhur një konflikt mes disa shtetasve dhe njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim, dhe dokumentimin e plotë të rastit", thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.