Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, pranë ish-fabrikës së miellit.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të plagosur.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar autorët e mundshëm.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rastit. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.