Një incident me armë zjarri dyshohet të ketë ndodhur sot rreth orës 14:52 në rrugën "Bill Clinton" në Pejë.
Detaje lidhur me rastin për Klankosova.tv ka dhënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
"Një zyrtar policor derisa ishte duke kaluar në afëri të spitalit të verbërve ka hasur në disa gëzhoja dhe njolla të gjakut. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet kompetente dhe po hetojnë rastin.", tha Gashi.
Ai theksoi se më vonë policia do të dalë me informacione shtesë lidhur me rastin./Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.