Dy persona dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut.
Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarit, dhe iu janë konfiskuar armë zjarri dhe karikator me tetë fishekë, transmeton Klankosova.tv.
"Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri. Nga të dyshuarit është konfiskuar arma e zjarrit pistoletë Bereta me një karikator me 8 fishekë të kalibrit 9 mm", thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.