29.12.2019 · përditësuar para 2381 dite1 min lexim
Të paktën tre persona kanë marrë lëndime serioze trupore si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një kishë në White Settlement të Teksasit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Departamentit të Zjarrit, Mike Drivdahl, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Policia e ka pranuar informatën pak para orës 10:00 të mëngjesit për disa persona të plagosur nga arma e zjarrit.
Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur tre persona të plagosur - viktimat janë dërguar për në spital në gjendje kritike.
Dyshohet se edhe dorasi është në mesin e tre të plagosurve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.