Lajmet e fundit

Sipas raportit 24-orësh, derisa njëri prej tyre ishe duke kaluar me traktor të ngarkuar me dru për djegie nëpër pronën e të dyshuarit tjetër, i dyshuari-drejtuesi i traktorit ka marrë armën e të dyshuarit tjetër dhe ka shtënë me të afër të dyshuarit të tretë, transmeton Klankosova.tv.
Njësitet policore te njëri nga të dyshuarit në shtëpi ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, tre fishekë dhe një gëzhojë, e cila dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.