Një burrë ka vrarë të paktën pesë persona në një treg ushqimor në Bangkok përpara se të vetëvritej, tha policia.
Viktimat në tregun Or Tor Kor në kryeqytetin e Tajlandës përfshinin pesë roje sigurie, thanë oficerët për Reuters. Dy gra u plagosën poashtu.
“Policia po heton identitetin e personit dhe motivin e incidentit”, tha policia tajlandeze në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.
Tregu kryesisht shet prodhime bujqësore dhe është një zonë e njohur për turistët tajlandezë dhe të huaj.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VR
SHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.