Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal në Pejë.
Policia bën të ditur përmes raportit se një i dyshuar pas një mosmarrëveshje ka kanosur të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar viktimën mashkull kosovar.
I dyshuari po ashtu ka shtënë me armë me ç’rast ka dëmtuar xhamat e lokalit dhe është larguar në drejtim të panjohur, njofton Klankosova.tv.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.