Të shtunën paradite në Bjeshkën e Shtedimit në Pejë u raportua për të shtëna me armë zjarri.
Sipas të dhënave të policisë, një person është ndaluar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, me 17 fishekë dhe 1 gëzhojë, transmeton Klankosova.tv.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.