Lajmet e fundit

Paul Gauguin, nga moskuptimi në artin e vërtetë. Historia e një prej artistëve më të njohur të shekullit XX. Nga Parisi në Haiti, një rrugëtim i shndërruar në tablo.
Atelieri i dikurshëm i Paul Gauguin në “Rue Vercingetorix” pranë Montparnasse, është dy hapa nga shtëpia ime, pasi ndërpritet me “Alfred Durand-Clay” ku banoj. Ishte befasuese për mua që këtë piktor e adhuroja që në mesin e viteve ’70… ai më kishte zbuluar hapësira të panjohura nga bota… madje akoma më shumë nga ai planet ku jetonim ne!
Një ditë shkova të shikoja se ç’bëhej me atë vend ku Gauguin punoi dhe jetoi gjatë dy vjetëve, para ikjes së tij përfundimtare drejt Polinezisë, drejt ishujve Marquise…
Bashkëkohësit e tij e kujtonin shpesh atë atelier…
Vështroja atë ndërtesë dhe imagjinoja kohën e ngjizur në të, përfytyroja atë piktor të dëshpëruar në kërkim të horizonteve të reja, edhe pse në zemër të Parisit. Ishte fundi i viteve 1880…
Paul Gauguin dhe Van Gogh e kishin lënë Parisin dhe kishin zbritur drejt Arles dhe Saint Remy për të kërkuar imazhe të reja, diçka të re e moderne, larg akademizmit të pëlqyer në sallonet parisiane të artit.
Ata ishin të ngjashëm me poetin e tyre bashkëkohës Arthur Rimbaud, i cili ngaqë e kuptoi se poezia e tij nuk ishte e mirëpritur në rrethet poetike të kohës së “Parnasienëve” dhe nuk kuptohej, i bindur për vlerat e veçanta që kishte poezia e tij, ai i ktheu krahët Parisit letrar për të gjetur horizonte të reja, ashtu siç e shkruante dhe në poezinë e tij: “Po e lë Europën. Ajri detar do m’i përcëllojë mushkëritë. Klimat e largëta do më kalisin…”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: