Kabina vëzhguese, fëmijë që detyrohen të punojnë në ndërtimtari, gratë që i lajnë rrobat përreth lumit. Mirë se erdhët në pamjet e rralla e të vërteta brenda shtetit më represiv në botë, Koresë Jugore.
Blogeri rus Alexander Belenkiy, ka realizuar disa fotografi brenda Koresë së Kim Young Un, në një vend që ndodhet menjëherë pas kufirit me Kinën.
Ai ka udhëtuar më shumë se 300 kilometra përreth kufirit, nganjëherë duke rrezikuar që të qëllohet për vdekje nga rojtarët apo të burgosej përjetësisht për shkak se ishte spiun, mirëpo ai ia arriti që ta paraqesë në dëshmi reale brendësinë e diktaturës më të vështirë në botë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.